×
  • Lajme
  • Botë

    Në Gjermani propozohet heqja e termit “racë” nga Kushtetuta

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 19:11

    Ministria e Drejtësisë në Gjermani ka propozuar heqjen e termit “racë” nga Kushtetuta e vendit. Një propozim i tillë vjen pas shpërthimeve të mosmarrëveshjeve mbi konotacionin diskriminues të termit racë.


    Paragrafi tre në Ligjin Themelor të Gjermanisë thotë se “asnjë person nuk do të favorizohet ose zhgënjehet për shkak të seksit, prindërve, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit ose mendimeve fetare ose politike”, raporton “Thelocal.de”, shkruan Reporteri.

    Sipas kritikëve fjala “racë” u kujton popullit gjerman periudhën e keqe naziste, e cila mbështetej shumë te politika raciste. Propozimi i ri sugjeron heqjen e fjalës “racë” nga lista, në vend të kësaj të përdoret “ose për arsye raciste”.

    “Në këtë mënyrë, ne do të distancojmë më tej Ligjin Themelor nga ideologjitë racore … duke ruajtur gjithashtu mbrojtjen kundër diskriminimit,” tha Ministria e Drejtësisë.

    Propozimi së pari duhet të nënshkruhet nga kabineti përpara se të debatohet në parlament, por ministria shpreson se ai do të bëhet ligj përpara fundit të periudhës aktuale legjislative.

    Debati rreth fjalës “racë” në Kushtetutë u ndez vitin e kaluar pas vrasjes së George Floyd nga policia amerikane dhe protestave të lidhura me “Black lives matters”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!