×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kosova nuk do të resht së kërkuari drejtësi për çdo viktimë dhe çdo krim të Serbisë

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 14:10

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e tubimit kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë të Prizrenit ka thënë se ndjehet mirë që më në fund Kuvendi i Kosovës ka vendosur në mënyrë të bashkuar të lëvizin drejt nxjerrjes së një rezolute kundër krimeve serbe të kryera në Kosovë.


    Sikurse edhe në tubimet tjera, Thaçi nuk ka lënë pa përmendur edhe dhunën, krimin e gjenocidin që shteti i Serbisë i ka bërë ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.“Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i bllokuar deri në momentin e asaj që ndodhi”.

    ”Edhe kjo masakër dhe martirët e Korishës janë direkt viktima të gjenocidit të spastrimit etnik nga ana e shtetit të Serbisë”.”Ndjehem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës Kosvës ka vendosur që të gjithë të bashkaur, që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve tjera pasuese që qartë e tregon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”, tha Thaçi gjatë fjalimit të tij.

    Presidneti Thaçi ka bërë homazhe tek varrezat e civilve shqiptarë, ku për mes një postimi në Facebook ka thënë që shteti i Serbisë tregoi mizori të shumëfishtë, duke i zënë rob dhe duke i përdorur dhunshëm qindra civilë shqiptarë si mburojë ndaj bombardimeve të NATO-s. Fatkeqësisht, 77 prej tyre u vranë në këtë kurth mizor.

    Në fund Presidneti ka deklaruar që Kosova asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për çdo viktimë dhe çdo krim të kryer nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!