×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që dyshohet se u plagos sonte në Prishtinë

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 21:57

    Personi i plagosur me armë zjarri para pak minutash në rrugën “UÇK” në Prishtinë është Rinor Grajqevci.


    Kështu ka mësuar Gazeta Express nga burime të saja.

    Lajmin për plagosjen e një personi, e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

    Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!