Liverpool humbi ndeshjen e dytë në shtëpi këtë sezon pikërisht sonte kundër Brighton me rezultat 1-0.
“I zhgënjyer, asgjë për të buzëqeshur në të vërtetë. Goditje vështirë për tu përballur,” tha Jurgen Klopp për BBC, transmeton lajmi.net.
“Një javë me të vërtetë e vështirë, dy ndeshje jashtë, dy ndeshje shumë intensive dhe sonte ne dukeshim me të vërtetë sikur të mos ishim të freskët mendërisht dhe fizikisht” u shpreh ai.
“Brighton e meritonte të fitonte, pa dyshim për këtë. Për mua, është më e rëndësishme të gjej një shpjegim pse e humbëm këtë lojë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi këtu sonte. Ne nuk dukeshim aspak bindës”.
The Reds duhet të marrin veten shpejt dhe të bëhen gati të përballen me Man City në Anfield të dielën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.