×
  • Lajme
  • Botë

    Trafikuan 450 kg nga Amerika e Jugut, 12 të arrestuar në Itali

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 9:36

    Autoritetet policore të Antidrogës italiane kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Makina” i cili ka cuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut drejt Italisë.


    Operacioni ka çuar në ekzekutimin e 12 masave ndalimi, ndërsa arrestimet janë kryer në provincat e Vicenzas, Reggio Calabria dhe Trento.

    Hetimet të kryer nga Departamenti i Antimafias së Venezias, kanë nisur më vitin 2017 e kanë zbardhur një organizim kriminal të strukturuar me qeëllim trafikimin e sasive të madhe te kokainës.

    Baza operative e këtij grupi trafikantësh ishte në territorin e provincës së Vicenzës.

    Operacioni “Makina” ka cuar dhe në sekuestrimin e të mirave materiale e para cash me vlerë rreth 246 mijë euro.

    Grupi në fjalë akuzohet se ka trafikuar rreth 450 kg kokainë, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë 120 trupa policore.

    Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!