×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 70 mijë euro për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 11:44

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka ndarë 70 mijë euro për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


    Po ashtu Qeveria në mbledhjen e mbajtur online, ka miratuar vendimin e themelimit të Këshillit Organizativ për këtë ngjarje.

    “Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Këshilli Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje:

    1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;

    2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;

    3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;

    4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe

    5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar;

    Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill:

    1. Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar;

    2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

    3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;

    4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;

    5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe

    6. Përfaqësues të OJQ-ve.

    Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!