Këtë të enjte një ngjarje e rëndë është denoncuar në Shqipëri.
Sipas “BalkanWeb” një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar babanë e saj për abuzim seksual.
Bëhet fjalë për 61-vjeçarin B. M., i cili denoncohet nga e bija se ka abuzuar për një kohë të gjatë me të.
Është siguruar një pjesë e dëshmisë rrëqethëse të 16-vjeçares, e cila thotë mes të tjerash se i ati e ka djegur me çakmak, pasi ajo e ka kundërshtuar.
“Më ka abuzuar për një kohë të gjatë, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie. I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë vajza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.