Elseid Hysaj ishte titullar, por në një rol të ri, në sfidën e parë ndaj Atalanta (0-0) në Kupën e Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vendos nga Gattuso në krahun e majtë të mesfushës në rreshtimin 3-4-3.
Pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Maradona”, shkodrani deklaroi se nuk ishte i vështirë roli i ri, ndërsa ka folur edhe për të ardhmen e tij – transmeton SuperSport.
“Nuk ishte e vështirë të përshtatesha në modulin e ri, na ka ndihmuar shumë në fazën mbrojtëse. Gattuso na ka kërkuar të luajmë me më shumë vendosmëri. Jemi një grup i madh, por provojmë të japim maksimumin. Rezultati 0-0 është i pranueshëm kur janë dy ndeshje.
“Do të kishte qenë me keq nëse do ta humbnim. Kthemi në shtëpi duke menduar se duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit”, ka deklaruar ai.
Sigurisht që nuk mund të mungonte pyetja për të ardhmen e Hysajt, pasi kontrata i përfundon në fund të sezonit.
“Do ta respektojmë kontratën time, do të jap maksimumin për skuadrën deri në fund. Pastaj, kur të jetë momenti për të folur, do të flasim”.
“Jam këtu prej shumë vitesh, nuk mendoj për atë që do të vijë më pas. Jam shumë i përqendruar te skuadra. Moduli ishte zgjedhje e trajnerit ne thjesht duhet ta aplikojmë sa më mirë të jetë e mundur”, është shprehur Hysaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.