Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se sot rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut, të cilën e kanë ndaluar për kontroll me pajisje-kamere, shkruan Reporteri.net.
Kamioni barte 12 të huajt me nënshtetësi afgane që dyshohet se u kontrabanduan, njofton Policia e Kosovës.
“Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.
Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani”, thotë Policia.
Në raportin e Policisë thuhet se automjetin e drejtonte një person nga Graçanica me inicialet A.N.
“Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Të gjithë personat e ndaluar janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.