×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj tregon a i ra pishman që protestoi për lirimin e Kurtit

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 15:44

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj ka folur pas arrestimit të tij gjatë ditës së sotme.


    Molliqaj, i pyetur nëse i ka rënë pishman rreth aktivitetit që ka pasur gjatë kohës sa ka qenë në Vetëvendosje dhe protestën për të cilën është arrestua, tha se asnjëherë nuk i ka ra pishman për atë cka ka bërë. Madje thotë se të gjitha protestat kanë qenë të drejta.

    “Arrestimi i sotëm ka të bëjë me tendenca politike. Unë mendoj që të gjitha protestat kanë qene të drejta dhe nëse nuk kanë qenë atëherë ato le të vazhdohet dhe të hetohen”.
    “Kërkush edhe një herë po e përsëris dhe aspak nuk ndjehem pishman dhe fuqishëm besojë që kanë qenë të drejta”, tha Molliqaj për Insajderin.

    Arrestimi i Dardan Molliqajt u bë për shkak të dyshimeve për veprime të dhunshme që Molliqaj kishte kryer gjatë një proteste në Prishtinë, në tetor të 2015, në të cilën kërkohej lirimi i Albin Kurtit.

    Kurti, më 12 tetor 2015 ishte arrestuar në Prishtinë, pas disa kohe qëndrimi në arrati, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Në protestën për të cilën është arrestuar Molliqaj, në tetor të vitit 2015, pas arrestimit të Albin Kurtit, një grup mbështetësish të tij, përfshirë edhe Dardan Molliqajn kishin mësyrë stacionin e Policisë në qendër të Prishtinës, duke e gjuajtur me gurë dhe duke thyer xhamat dhe dëmtuar muret e këtij objekti. Protestuesit kishin përdorur edhe koktej molotovi në drejtim të pjesëtareve të policisë.

    Trazirat në kryeqytet, që kishin zgjatur rreth 4 orë, ishin bërë edhe lajm në në mediat ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net. Fokus kësaj ngjarje i kishte dhënë edhe BBC.

    Ndërsa deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media refuzoi të tregojë nëse partia e saj do të kërkojë lirimin e Molliqajt, pasi ai sot u arretua për protestën ku kërkohej lirimi i Albin Kurtit, pasi i njëjti ishte arrestuar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

    Haxhiu, me këtë rast u tha gazetarëve pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, se kjo nuk ishte temë e diskutimit, dhe refuzon të flas për të, shkruan Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!