×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta garanton shqiptarët: Nuk do të lejoj askënd të prekë votën e tyre

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 17:36

    “I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”.


    Ky është zotimi i fundit i presidentit Meta për të mbrojtur votën në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.

    Në një postim në Facebook, Meta u bën thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, të cilat, edhe njëherë tjetër, i konsideron si një referendum historik.

    “Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

    Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

    Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

    Askush nuk duhet të mungojë!

    I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre”, mbyllet postimi i presidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!