Policia e Pejës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta’, shkruan Reporteri.net
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se pas një aksioni policor janë sekuestruar treqind e nëntëdhjetë e tri (393) kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara prej njëqind euro (100€), vlera e të cilave arrin tridhjetë e nëntëmijë e treqind euro (39,300.00 €uro ).
“Policia e Kosovës konkretisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike – DHKEK, pas aplikimit të metodave dhe teknikave të avancuara të hetimit, mbështetur nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar operacionin policor lidhur me planin operativ ‘100 euro’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se të arrestuarit janë I. S. lindur me 1981 dhe F. B. i lindur me 1993 që të dy shtetas të Kosovës, shkruan Reporteri.net
“Me urdhër verbal të gjyqtarit, nga Gjykata Themelore në Pejë, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar dy (2) telefona celularë, një automjet i tipit Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore.Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi nr. 1 dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa personi nr.2 lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.