Delegacioni i BE-së në Tiranë ka patur një mesazh të fortë për politikën shqiptare, ai u kërkon drejtuesve të partive që të kenë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.
Qytetarët shqiptare, vijon më tej delegacioni i BE-së, presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, larg sulmeve provokuese.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme. BE-ja i ka mbështetur fuqimisht këto arritje.
Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet. Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së
Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese” shkruan delegacioni i BE-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.