Chelsea nis punën për ta kthyer Eden Hazardin në Angli
Hazard po vuan në Real Madrid.
Belgu është larg atij Hazardit të Chelseat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu”.
Fajin për këtë e kanë dëmtimet e shpeshta që nuk po e lënë rehat as këtë sezon.
Tashmë raportohet se në verën e vitit 2021, nuk përjashtohet mundësia që Hazard t’i thotë lamtumirë Realit.
Sipas “DefensaCentral”, Chelsea është duke hartuar një plan që ta kthejë në Londër 30-vjeçarin.
Edhe Reali vështirë se do të refuzojë diçka të tillë nëse vjen oferta e duhur, pasi fokusi tani është te Kylian Mbappe.
Reali e do francezin dhe ka zëra se do të bëjë ofertë zyrtare gjatë verës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.