×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e ish-komisarit Artan Cuku, familja kërkon 1 milion euro dëmshpërblim

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 13:00

    Familjarët e ish-komisarit, Artan Cuku, kanë kërkuar dëmshpërblim 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre.


    Abc news.al raporton se lidhur me këtë kërkesë me 8 shkurt do të zhvillohet seanca në gjykatën Administrative.

    Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.

    Sipas familjes, Cuku është vrarë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij.

    Komisari Artan Cuku u ekzekutua me 8 prill të vitit 2017. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e kryekomisarit, të cilët janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.

    Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!