×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E ndaloi për maskë – policja ushtron dhunë, godet shuplakë qytetaren

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 14:24

    Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë.


    Mediat atje raportojnë se një vajzë është goditur nga një efektive policie, vetëm se ajo po e kundërshtonte atë me fjalë. Skena është filmuar nga një kalimtar dhe është publikuar nga JOQ.

    Siç shihet edhe nga pamjet, kanë qenë tre qytetare të cilat kanë kundërshtuar policinë, e cila mesa duket, i kishin ndaluar për maskë. Qytetaret largohen teksa efektivët i ndjekin nga pas. Në një moment, një nga qytetaret, vajza e re, goditet fort me shuplakë nga efektivja e policisë. Goditja ka ardhur e papritur dhe shihet qartë që vajza e re vetëm ishte duke folur, pa bërë asnjë veprim tjetër.

    Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që policia, përfiton nga uniforma e veshur dhe dhunon qytetarët pa të drejtë, ditën për diell, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin.

    https://www.youtube.com/watch?v=I0iGoXfhfLE&feature=emb_title&ab_channel=JOQAlbania

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!