×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushdo që e shihni këtë person, thirreni menjëherë policinë

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 14:19

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”.


    Përmes një kërkese drejtuar mediave, Policia e Pejës ka bërë me dije se i kërkuari është Tush Frokaj nga fshati Kosh i Komunës së Istogut.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI 192- 080019999 (PA PAGESË) OSE DREJTORIA RAJONALE PEJË 039 432 327

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!