Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë trajtimi nëpërmjet plazmës së gjakut, e cila ka rezultuar me sukses.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, teksa ka thënë se kjo lloj terapie do ndihmojë pacientët me Covid-19, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje, ai ka pasur fjalë meritore edhe për stafin mjekësor të QKUK-së.
Postimi i plotë i Zemajt:
Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.
Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive.
Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.
Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.