×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së thumbon Vetëvendosjen për zgjedhjet në veri

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 18:16

    Zv.kryeministri i Kosovës, njëherit nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në hapje të fushatës parazgjedhore për katër komunat veriore, ka thumbur Vetëvendosjen, ndonëse nuk e ka përmendur me emër.


    Ai ka thënë se ndër të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhjet në veri, vetëm PDK-ja e tij e njeh shtetin e Kosovës.

    “Fillimi i fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Besoj që ky proces të shkojë mirë, të jetë demokratik dhe qytetarët e këtyre komunave të zgjedhin lirshëm dhe pa presion kryetarët e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

    Ai më tej ka deklaruar se e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm PDK, nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës.

    “Prandaj, vota për PDK-në është votë për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore përveç PDK-së, garojnë vetëm edhe Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!