Giovanni Mauri, ish trajneri i fitnesit të Real Madridit dhe Paris Saint Germainit beson se Cristiano Ronaldo sikurse Zlatan Ibrahimovic mund të luajë në nivele të larta edhe për shumë vite të tjera.
Madje, sipas tij, Ronaldo që dje mbushi 36 vite jetë do të luajë pa ndonjë problem deri pas moshës 40-vjeçare.
Ibra po shikon mundësinë që të luajë edhe për një sezon duke i mbushur 40 vjet në tetor të vitit 2021.
“Kur ia arriti në Itali, thash që është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai u adaptua menjëherë dhe nisi të shënojë gola. Ai po aplikon metodën që aplikuam në Madrid për të pushur”, tha Mauri.
“Pushimi s’do të thotë vetëm të flesh, por të bësh ushtrime të veçanta për të ndihmuar vetën në tërësi, edhe në aspektin mendor”, shtoi Mauri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.