×
  • Sport
  • Sport

    Rezultate befasuese në NBA, Clippers dhe Brooklyn pësojnë humbje si vendas

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 10:00

    Janë zhvilluar nëntë ndeshje në NBA ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese.


    Dy skuadrat favorite për titull këtë edicion, Los Angeles Clippers dhe Brooklyn Nets kanë pësuar humbje befasuese si vendas.

    Brooklyn u përball me Toronto Raptors në Barclays Center të New Yorkut, ku pësoi humbje me gjashtë pikë diferencë 117:123.

    Pascal Siakam ishte fantastik këtë mbrëmje me 33 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, derisa Kyle Lowry shtoi 30 pikë të tjera dhe shtatë asistime.

    Tek Nets luajtën treshja Durant, Harden e Irving, por që në kombinim shënuan vetëm 40 pikë të tretë, duke mos qenë në formën e duhur.

    Për Nets kjo ishte humbja e 10-të këtë edicion derisa kanë edhe 14 fitore, ndërsa për skuadrën kanadeze Toronto Raptors ishte fitorja e 10-të karshi 12 disfatave.

    Humbje në Staples Center ka pësuar edhe Los Angeles Clippers nga Boston Celtics me katër pikë diferencë 115:119.

    Jayson Tatum ishte më meritori për fitoren e Celtics me 34 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, derisa Kemba Walker shtoi 24 pikë të tjera.

    Tek vendasit më efikasi ishte Kawhi Leonard me 28 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!