×
  • Sport
  • Sport

    Zidane për Hazard: Është i mërzitur, nuk është e lehtë për të

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 10:13

    Zinedine Zidane ka folur për lëndimin e Eden Hazard dhe gjendjen emocionale të belgut pas lëndimit të fundit.


    Belgu po vuan shumë në Real Madrid dhe do të mungojë sërish për shkak të një lëndimi tjetër muskulore.

    Zizu ka zbuluar se Hazard është shumë i mërzitur dhe se shpreson të kthehet brenda dy apo tre javësh.
    “Nuk është e lehtë për lojtarin. Jam i sigurt se është çështje kohe para se ta shohim atë të luajë sërish futboll. Shpresojmë të mos pësoi më asnjë dëmtim”, u shpreh Zidane.

    “Shpresoj, kur të rikuperohet, do të shohim Hazardin e vërtet, ndoshta brenda dy apo tre javësh do të rikuperohet”.

    “Është pak edhe çështje fati, s’ka qenë aspak e lehtë për të. Duhet të jemi të qetë, ai është lojtar i shkëlqyer dhe na duhet 100% i gatshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!