Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy të mitur në Trestenik të Drenasit.
Ata dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në fshatrat e Drenasit, shkruan Reporteri.net.
Në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti ka rekomanduar që të dyshuarit të ndalohen në qendrën e mbajtjes për 24 orë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë të mitur që dyshohet se kanë kryer disa vepra penale “Vjedhje te rënda” në disa fshatra të Gllogocit. Në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti ka rekomanduar që të dyshuarit të ndalohen në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.