×
  • Lajme
  • Lajme

    Departamenti i Pylltarisë i kërkon ministres serbe: Anuloje vendimin për vrasjen e ariut të Prizrenit

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 19:06

    Departamenti i Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, ka kërkuar nga ministrja Zhiviq, anulimin e vendimit për vrasjen e ariut të murrmë në Prizren.


    Ky departament, vendimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut, e quan të jashtëligjshëm.

    Konstatimi i Departamentit të Pylltarisë është se vendimi i nxjerrë i Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut nuk është i bazuar ne legjislacionin e aplikueshëm.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Departamenti i Pylltarisë në MBPZhR ka kërkuar nga ministrja anulimin e vendimit te Agjencise se Pyjeve për anulimin e vendimit pasi qe ai është i jashtëligjshëm

    E nderuara  znj. Ministre:

    Departamenti i Pylltarisë ne takimin e rregullt javor ka diskutuar edhe çështjen e ngritur rreth vendimit te Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e një ariu te murrmë dhe debatin publik te shkaktuar nga ky vendim kontradiktor.

    Konstatimi i Departamentit të Pylltarisë është se vendimi i nxjerrë Agjencisë Pyjore të Kosovës për vrasjen e ariut nuk është i bazuar ne legjislacionin e aplikueshëm dhe se arsyeshmëria për nxjerrjen e vendimit si dhe kompetencat e vendimmarrjes janë bazuar ne interpretime jo të drejta të ligjeve në fuqi, andaj Ju sugjerojmë që të kërkoni anulimin e vendimit në fjalë.

    Me respekt Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!