×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet një veturë dhe një kioskë në mëngjes në Prishtinë

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 13:04

    Një veturë është djegur në lagjen “Dardania” në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit.


    Përveç veturës është djegur edhe një kioskë si dhe kontejnerët me bërllog.

    Në videon e siguruar nga Reporteri.net shihet si zjarri ka kapluar veturën, shkruan Reporteri.net.

    Nuk dihet nëse është lënduar ndonjë person, por shihet se flakët kanë qenë tejet të mëdha.

    Reporteri.net ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!