Një valë intensive me reshje të dendura dhe erëra të forta, po godet që nga mbrëmja e djeshme rajone të gjera të Ballkanit Perëndimor, ku është lëshuar alarmi për përmbytje.
Situata është veçanërisht kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj janë duke dalë nga shtrati duke krijuar situata të rrezikshme në disa fshatra.
Sipas medies lokale, rreth 200 shtëpi dhe rrugët përreth janë përmbytur. Skuadrat e ndihmave të shpëtimit janë në veprim për të siguruar banorët, në veçanti fëmijët dhe të moshuarit.
Alarmi i motit të keq, që shtrihet deri në fund të kësaj jave, prek edhe Serbinë me Kroacinë, ku reshjet shoqërohen me erëra të forta, përcjell atsh.
Janë nën vëzhgim të veçantë lumenjtë e mëdhenj si Danubi dhe Sava, që ishin në qendër të përmbytjeve shkatërruese të pesë viteve më parë në Ballkan, që ndodhën në të njëjtën periudhë në vitin 2014.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.