×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari britaniko-gjerman kritika të ashpëra BE-së për ambasadën e Kosovës në Jerusalem

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 20:33

    Bashkimi Evropian ka reagaur ashpër pasi që Kosova ka vendosur të dërgojë ambasadën në Jerusalem si rrjedhojë e vendosjes së raporteve diplomatike me Izraelin. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se një vendim i tillë i Kosovës është një “vendim fatkeq”.


    Për këto Kritika të BE’së karshi Kosovës ka shkruar në gazetën më të madhe gjermane “welt.de”, gazetari britaniko-gjerman, Alan Posener.

    Posener potencon se nuk asgjë më të rrezikshme për paqen sesa përzierja e fesë me politikën dhe shton se “nëse lufta për “Tokën e Shenjtë de-ideologjizohet nga fakti që vendet myslimane noramlizojnë raportet e tyre me Izraelin, e madje vendosin të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, atëherë kjo duhet të jetë në interes të Bashkimit Evropian”.

    Ai tutuje ka kritikuar BE-në për mungesë të një udhërrëfyesi të qartë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për mungesë të një platforme për kundërshtimin e rritjes së ndikimit rus, kinez e turk .

    Madje ai në fund thotë se më shumë gjasa ka që hebrenjtë të bëjnë paqe me arabët se sa që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

    “Në këto rrethana, kërcënimi i Stano’s nuk është vetëm i zbrazët, por edhe i egër dhe padyshim i motivuar thjesht anti-Izraelit”, ka përfunduar në shkrimin e tij Posener.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!