Analisti politik, Blerim Latifi, njëherit edhe profesor universitar, ka komentuar lidhur me fshirjen e komunikatave të mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje nga uebfaqja e tyre.
Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ka krahasuar veprimin e këtij subjekti politik me udhëheqësit komunist, teksa ka dhënë sqarime se si mund të interpretohet fshirja e komunikatave të VV’së.
“Fshirja e historisë së komunikatave të VV, nga fillimet deri në vitin 2014 qartësisht është kundërpërgjigje e këtyre sulmeve që ua bënte LDK, ajo është një praktikë për mendimin tim është e keqe, që na përkujton praktika shumë të dëmshme. Vetëm stalinistët, e komunistët i bëjnë këto”, ka deklaruar Latifi.
“Kjo mund të interpretohet emergjent: Është një përpjekje që të dëmtohen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me pengu atë përpjekjen e Vetëvendosjes që me terhjekë një numër sa më të madh në kontingjentin e VV. Ndërkaq, ajo mund të interpretohet edhe si heqje dorë nga radikalizmi i saj, një lëvizje që ka fy diçka, ka sulmu gjithkë. Mbase kjo është parapërgatitje për një kurs të ri”, ka vlerësuar tutje profesori universitar.
Vetëvendosje, në mesin e komunikatave të larguara nga uebfaqja, e ka hequr edhe komunikatën ‘Gjaku i Humbur’, ku e akuzon ish-presidentin Ibrahim Rugova për kolaboracionizëm
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.