×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dëmtimit, treni muze “Bllaca 99” do merret në mbrojtje

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 20:23

    U vendos si kujtim për tmerrin e 20 vjeteve me parë, por dikujt nuk i bën përshtypje domethënia e trenit muze në Bllacë.


    Persona deri më tani të panjohur thyen xhamat e njërit vagon dhe bënë rrëmujë brenda tij.

    Nënkryetari i Hanit të Elezit, Mallzum Qajani thotë se do të kishte qenë mirë me pas një roje fizike.

    “Kemi qenë të vetëdijshëm që ndodhin këto sene. Plus janë paisjet që mund të shfrytëzohen ose dëmtohen”, thotë ai për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kurse Jahja Lluka këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se janë në prag të shpalljes të tenderit për trenin dhe gjithë lokacionin.

    “Do rrethohet edhe gjithë territori i muzeut të gjenocidit”, ka deklaruar Llula.

    Kujtojmë se treni i Bllacës ka bartur 240 mijë banorë të Kosovës për t’i derguar drejt Maqedonisë e tutje.

    Qytetarët e pandërgjegjshëm dëmtojnë trenin“Bllaca 99”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!