×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfshihen nga zjarri katër vetura, një kioskë dhe një kontejner në Dardani

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 9:37
    Ilustrim

    Në lagjen Dardania janë përfshirë nga zjarri katër vetura, një kioskë dhe një kontejner i mbeturinave.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se nuk raportohet për persona të lënduar shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan zjarrin, i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit.

    “Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri një kontenier i mbeturinave, pronë e ndërmarrjes Pastrimi, një kioskë si dhe katër vetura. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!