Italia do të përshpejtojë procesin për të miratuar trajtimet me antitrupa, për përdorim për disa pacientë me COVID-19, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Ministri tha se kishte nënshkruar një dekret për të administruar trajtime të bazuara në antitrupa monoklonalë, të cilët janë kryesisht antitrupa të modifikuar gjenetikisht.
Agjencia Italiane e Barnave, AIFA, dhe këshilli shtetëror i shëndetit kishin hapur gjithashtu dritën jeshile për trajtimet.
“Pra, së bashku me vaksinat, ne kemi një shans shtesë për të luftuar COVID-19”, shkroi ministri.
AIFA ka thënë se situata e urgjencës do të thoshte se trajtime të tilla mund t’u ofroheshin pacientëve mbi moshën 12 vjeç, me gjithë mungesën e të dhënave dhe pasigurinë në lidhje me përfitimin nga barna të tilla.
Trajtimi duhet t’u ofrohet personave të infektuar që nuk janë në spital, kanë një formë të butë deri të moderuar të Covid-19 dhe rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes së tyre.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi në fillim të shkurtit se kishte filluar testimin e ilaçit REGN-COV2 (Regeneron) për përdorim kundër COVID-19, megjithëse disa virologë kanë shuar shpresat se ky është një trajtim perfekt. /KP/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.