Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgjatë ditëve të fundit.
Rama është vënë në “siklet” me pyetjen e gazetarit të tij, i cili me shumë kureshtje i ka kërkuar që të dijë cili është sekreti i energjisë së kreut të qeverisë. Për të bërë punën e tij si kryeministër, Rama dha se ka sakrifikuar kohën që mund të kalonte me bashkëshorten e tij, Lindën dhe të birin, Zaho.
Pyetje: I re nga Tepelena në Gjirokastër, tani je më mua në Sarandë. Si ja bën mor burrë i dheut që mban këtë ritëm, kur pushon?
Edi Rama: Është mënyra ime e të jetuarit të politikës, është mënyra ime për të qënë sa të mundëm në lartësinë e nderit të jashtëzakonshëm që më kanë bërë njerëzit duke më vënë në krye. Më motivon dhe energjizon kjo sfidë.
Pyetje: Kur po vija po lexoja një kundërshtarin tuaj, i cili i quante turizëm elektoral?
Edi Rama: Unë zhvilloj këtë turizëm qysh se kur kam hyrë në zyrë. Kur isha në Bashki, turizimin e kisha edhe gjatë natës. Familja ime është pa mua. Unë nuk jam pranë Lindës, Zahos. Është si të thuash një sakrificë në marrëdhëniet me të rëndësishme që e bëj me kënaqësinë e të qenit i zgjedhur për të sjellë ndryshime në të mirë të shumë njerëzve.