×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani reagon pas letrës së Bidenit për Vuçiqin: E vetmja rrugë është njohja reciproke

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 17:31

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka komentuar qëndrimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, të shprehur në letrën që ai ia dërgoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën i kërkoi që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Reporteri.net.


    Osmani ka shkruar se e mirëpret qëndrimin e Administratës Biden për njohjen reciproke, të cilën ajo e ka vlerësuar si rruga e vetme në dialog.

    “Mirëpres qëndrimin e presidentit Joe Biden në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Është e qartë se rruga e vetme në dialog është marrëveshja për njohje. Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet për përfundim të suksesshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!