Në javën e ardhshme do të ketë kushte të ndryshueshme atmosferike e përveç motit me diell, parashihet të ketë edhe shi, erë dhe borë, shkruan Reporteri.net.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.
“Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell. Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.
IHMK po ashtu njofton se kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, por duke u bërë apel ngasësve të automjeteve të kenë kujdes në rrugë pasi që gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.