×
  • Sport
  • Sport

    City po e “shkatërron” Liverpoolin, tre gola të shpejt për 4-1

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 19:11

    Manchester City është duke e shkatërruar Liverpoolin në “Anfield Road”, pasi ka shënuar tre gola të shpejt për ta çuar rezultatin në 4-1.


    Pasi Salah barazoi në 1-1 pas golit të parë nga Gundogan, ky i fundit riktheu rezultatin për ekipin e tij, kurse për 3-1 shënoi ish-lojtari i “The Reds”, Raheem Sterling.

    Të dy golat e shpejt erdhën pas gabimit të portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, ku përfituan Gundogan dhe Sterling.

    Kur kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fund të takimit City ka shënuar edhe golin e katërt përmes Foden.

    City me këtë fitore shkon me 10 pikë para Liverpoolit dhe me një ndeshje më pak të luajtur.

    Për Klopp kjo humbje është një lloj konfirmimi se vështirë mund ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!