Kryeministri shqiptar, Edi Rama pas protestës të sotme të opozitës i ka çuar një mesazh kreut të PD-së Lulzim Basha.
Kreu i qeverisë shkroi në Twitter se “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund”.
Rama ndërkaq ka lavdëruar Policinë e Shtetit.
“Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, ka shkruar Rama.
Pas protestës së sotme të opozitës shqiptare, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se protesta e tyre nuk do të ndalet deri sa Shqipëria të bëhet si gjithë Evropa.
Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri, Basha: S’do të ndalemi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.