Atletico Madrid po kryeson kampionatin spanjoll me 7 pikë më shumë se dyshja Barcelona-Real Madrid (Colchoneros kanë luajtur edhe dy takime më pak).
Problemi aktual për trajnerin argjentinas quhet Covid-19. Dy raste të reja pozitive janë regjistruar në ekipin iberik.
Të infektuarit janë Hector Herrera dhe Thomas Lemar. Të dy mesfushorët kanë nisur menjëherë karantinën.
Jashtë fushave prej rezultimit pozitiv me Covid-19, janë edhe emra si Moussa Dembele, Yannick Carrasco, Joao Felix dhe Mario Hermoso.
Një situatë e vështirë tek Atletico Madrid, por Marca raporton se ndeshja e mbrëmjes së sotme përballë Celta Vigo nuk është në rrezik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.