×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Batuta e tepruar e Ramës të moshuarën: Demin do ta sjellim për lopën, jo për ty

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 20:31

    Kryeministri Edi Rama, në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, inspektuan këtë të hënë punimet në “Lagjen e Re” në Ndroq.


    Gjatë inspektimit Kryeministri u takua dhe me një banore, e cila siç tha kishte disa orë që e priste.

    Ajo shprehu falenderimin ndaj qeverisë për investimet e bëra, si dhe tregoi të gjithë pakënaqësitë që kishte. Por gjatë bisedës Rama e lëshoi gjuhën me gruan duke rrëshqitur në seksizëm teksa i tha gruas se demin do e sjellim për lopën, jo për ty.

    Biseda e plotë:

    Edi Rama: Duhet të sjellin dhe një lopë tjetër, ose dem.

    Banorja: Nuk e dua dem.

    Edi Rama: Për lopën jo për ty. Jam kryeministri i vetëm në botë që kërkoj fjalën. Më lini të flas.

    Banorja: Ma jep dorën. Le ta marr COVID-in prej teje.

    Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin se nuk e merr COVID-in prej meje, nuk ta jap dorën kurrë unë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!