Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur akuzave të LDK-së e Vetëvendosjes të cilat akuzojnë këtë parti se po e mban në këmbë Qeverinë “Haradinaj”.
Ahmeti thotë se 12 votat e PSD-së janë të gatshme për rrëzimin e qeverisë aktuale, por se LDK e VV nuk po duan të diskutojnë.
“Jemi opozitë dhe jemi të vetmit, por duhet me dallu interesin shtetëror prej atij partiak. Opozita për ne s’do të thotë me votu gjithmonë gjithçka kundër. Kur është puna për me çu njerëz për borde LDK i voton. Veç neve na sulmojnë. Mos ta kishim votu ne buxhetin, Lista Serbe kish ardh dhe i kish vendos kushte Qeverisë. Nuk kemi marrë një sms më të vogël nga LDK e VV, por bëjë thirrje të ulemi e të bëjmë një strategji qysh me e rrëzu Qeverinë”, ka deklaruar Ahmeti në KTV, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se do të ishte mirë që LDK e VV ta thërrasin PSD-në dhe të flasin.
“S’është ferr ndaj nesh me thanë që PSD-ja po e mban Qeverinë”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka thënë se në këtë periudhë me taksën nuk mendon se me Listën Serbe është mirë me rrëzu qeverinë, andaj duhet opozita të bëjnë votat dhe ta rrëzojnë qeverinë aktuale. /Reporteri.net/.