×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vendimi i Strasburgut për shkarkimin e Altina Xhoxhaj, reagon ambasadorja Kim

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 14:13

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ku iu dha të drejtë Vettingut për shkarkimin e kësaj të fundit.


    Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se Gjykata e Strasburgut vlerësoi se procedurat e Vettingun për ish-gjyqtaren Xhoxhaj ishin të drejta dhe çuan në shkarkimin e saj.

    “Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për Altina Xhoxhajn – Procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale”, shkruan ambasadorja Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!