×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo vs Lukaku, kush është më vendimtar?

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 14:49

    Juventusi dhe Interi përballen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë në gjysmëfinalen në Kupën e Italisë.


    Ata kanë shënuar 30 gola të kombinuar deri më tani këtë sezon, por kush është më vendimtar?

    “Zonja e Vjetër” fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në “Giussepe Meazza” javën e kaluar. Lukaku humbi ndeshjen e parë për shkak të një pezullimi dhe do të kthehet në formacionin e Interit këtë mbrëmje.

    Belgu nuk ka shënuar kurrë kundër Juventusit në karrierën e tij, ndërsa Ronaldo ka katër gola në nëntë ndeshje kundër Inter, por kurrë nuk ka gjetur rrjetën kundër Nerazzurrëve në Allianz Stadium.

    Ronaldo ka shënuar 16 gola në Serie A deri më tani këtë sezon, ndërsa Lukaku ka 14. Portugezi ka shënuar një gol në çdo 90.7 minuta, ndërsa Lukaku ka arritur një në çdo 107.5 minuta. Ronaldo ka shënuar shtatë gola vendimtar ndaj pesë të Lukakut.

    Ronaldo vs. Lukaku

    Ronaldo

    Golat: 16

    Paraqitje: 17

    Minuta: 1452

    Minuta për gol: 90,7

    Goli vendimtar: 7

    Pikët: 8

    Lukaku

    Golat: 14

    Paraqitje: 20

    Minuta: 1505

    Minuta për gol: 107.5

    Goli vendimtar: 5

    Pikët: 8

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!