×
  • Lajme
  • Botë

    9-vjeçarja vdes në gjumë, tre ditë pasi rezultoi pozitive me COVID-19

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 16:12

    Një nëntëvjeçare në Teksas ka vdekur në gjumë tre ditë pasi kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, kanë thënë anëtarët e familjes së saj.


    Sipas një raporti nga “Today”, Makenzie Gongora nga San Antonio u ankua se kishte dhimbje koke dhe stomaku. Ajo po ashtu kishte ethe.

    Pas kësaj, nëna e vajzës e çoi atë në Qendrën Mjekësore Brooks për t’u testuar për probleme në fyt, koronavirus dhe grip.

    Ndërsa testet tjera u kthyen me rezultat negativ, testi për COVID-19 doli pozitiv.

    Vajza nuk kishte probleme madhore apo probleme me frymëmarrjen, prandaj vdekja e saj ka tronditur familjen dhe rrethin e gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!