Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se në zgjedhjet e 25 prillit ai do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës.
Rama tha se Vlora dhe Durrësi janë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi nëse bëhen dy krahët e turizmit, atëherë gjithë Shqipëria merr frymë.
“Lista e deputetëve do të dali, kur të dalin të gjitha listat, skuadra, të gjithë janë të angazhuar, në fund do të bëjmë të gjitha vlerësimet, në cdo qark do të kemi skuadrën tonë. Unë vetë mendoj se Vlorën të mos ta lë dhe në Durrës të jem vetë, bashkë me të tjerët, sepse është momenti për t’i dhënë Durrësit një shtytje shumë të madhe, për të bërë jo thjeshtë atë që është bërë me Vlorë, që është një perspektivë e re. Vlora dhe Durrësi janë nevralgjike për Shqipërinë, pasi nëse bëhen dy krahët e turizmit shqiptar, atëherë gjithë Shqipëria merr frymë. Sigurisht është edhe pjesa larg e Shëngjinit dhe Velipojës, ka potencial shumë të madh. Me Durrësin jemi në kohën kur mund të marrim fryte të shumë viteve, kemi përgatitur klimën dhe terrenin, gjërat mund të ndryshojnë”,-tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.