Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin ,,Grabitje”, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.
Sipas policisë të dyshuarit janë M.S. dhe një e mitur 17 vjeçare, ku rreth orës 22 e 30 minuta me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.
“Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare,me 12.05.2019 rreth orës 22:30 minuta në rrugën ,,Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj, shkruan Reporteri.net
Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale, ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje.
“Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës ,,Sony”. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve,kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj”, thuhet më tej në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.