Të paktën 7 shqiptarë persona janë arrestuar në Francë dhe Shqipëri në prill të 2019 pasi një hetimi mbi një rrjet hajdutësh.
Të arrestuarit grabisnin banesat dhe vlera e mallrave të vjedhura është 300.000 euro.
Synimi i tyre ishin banesat në Francën lindore, por edhe në Belgjikë, Itali, Spanjë dhe Gjermani. 7 persona kanë rënë në prangat e policisë më 23 prill 2019 gjatë një operacioni të përbashkët midis Francës dhe Shqipërisë. Lajmi u njoftua nga në Francë në një konferencë të përbashkët shtypi nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj të hënë (13 maj) në Nancy (Meurthe-et-Moselle).
Katër persona nga e njëjta familje u arrestuan në Uckange dhe Hayange, në prill të dyshuar si bashkëpunëtore në vjedhje. Dhe tre u arrestuan në Shqipëri në të njëjtën ditë.
“Kjo është hera e parë që arrestimet e grabitësve shqiptarë kryhen në vendin e tyre të origjinës pas akteve të kryera në Francë,” tha prokurori François Pérain.
Ndërsa prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”.
Ata akuzohen për vjedhjen me forcë të rreth 70 apartamenteve, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018 dhe vlera e mallrave të vjedhura, përfshirë bizhuteri, telefona dhe para kesh arrin 300.000 euro.
“Në bazë të hetimit, në Francë u arrestuan 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t. Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”,”-raporton policia.
Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve. Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.