×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përplas motoristin në Tiranë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 18:05

    Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.


    Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është përplasur mjeti me drejtues B. H., me një motor me drejtues dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.

    “Më datë 10.02.2021, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

    Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!