Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12 mijë e 956 raste të reja me koronavirus. Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 336 viktima te reja.
Kjo mësohet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet, ku në 310 mijë e 994 testime të kryera, norma e pozitivitetit u rrit në 4.1 për qind nga 3.9 për qind që ishte një ditë më parë.
Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv më Itali është 2 mijë e 128, 12 më pak se dje, megjithë 155 hyrje të reja.
Viktima totale të koronavirusit deri më tani në Itali janë 92 mijë e 338.
Valle d’Aosta është i vetmi rajon që nuk ka regjistruar viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.