Zyra e Gjendjes Civile në njësinë administrative Margegaj bën çregjistrimin e Admir Murataj. Prokurori i çështjes ka paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda certifikatën e vdekjes nga bashkia e Bajram Currit.
Në certifikatë thuhet se Admir Murataj ka vdekur me datë 9 prill në rrugë nga një plumb në kokë.
Pritet që gjykata të marrë vendim për pushimin e çështjes.
Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.
Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.