Messi do t’i paguan 370 milionë euro taksa autoriteteve spanjolle pas skadimit të kontratës së tij në fund të këtij viti.
Publikimi në detale i kontratës së Lionel Messi nga El Mundo është bërë pjesë e një debati të nxehtë në Spanjë pas raportimit të El Mundos
Tashmë dihet që kontrata katër vjeçare e nënshkruar nga Messi më 2017 kishte vlerën e 555 milionë euro dhe se kjo kontratë do të skadojë në verë.
Megjithatë, jo të gjitha këto para do të shkojnë në xhepin e Messi pasi që deri me tani Messi do të paguajë në total 370 milionë euro taksa gjatë periudhës katër vjeçare.
Kjo përfshin taksën në të ardhura që është 275 milionë euro, plus taksa të tjera. Nga të ardhurat e tij fikse prej rreth 138 milionë euro në vit, Messi ka paguar 70 milionë euro taksa çdo vit.
Kjo bën që Messi të jetë njëri prej kontribuuesve më të mëdhenjë si individ në buxhetin financiar të Spanjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.