×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkojnë për t‘i vjedhur banesën, autorët plagosin me armë kushëririn e pronarit

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 22:09

    Disa persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e një 65-vjeçari në Roskovec të Fierit, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrëmjes së sotme.


    Policia njofton se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, 40-vjeçari me iniciale A. Ç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve

    Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!